Skuadra angleze dëbon kapitenin

Futboll

Skuadra angleze dëbon kapitenin

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Sipas “Mail Sport”, skuadra angleze, Nottingham Forest e ka dëbuar kapitenin Joe Worrall dhe Scott McKenna nga stërvitjet me klubin.

Të dy lojtarëve iu është thënë që të stërviten në fusha të ndryshme nga skuadra e parë.

Ata gjithashtu janë udhëzuar që të raportojnë për trajnim në një kohë alternative tek kolegët e tyre të skuadrës së parë.

Nuk ka asnjë shpjegim zyrtar se pse dyshes iu është thënë të stërviten larg shokëve të skuadrës, por burimet kanë treguar se largimi i tyre nuk lidhet me ndonjë çështje të sjelljes apo mosmarrëveshje.

Megjithatë, kuptohet që të dy mund të largohen nga klubi kur të rihapet merkato e transferimeve muajin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat