Milani do të zbresë në fushë kundër Atalantës

Futboll

Milani do të zbresë në fushë kundër Atalantës

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 18:59
Pioli

Pas diçka më shumë se 48 orësh, Milani i Stefano Piolit do të zbresë në fushë kundër Atalantës.

Ka të paktën tri dilema në lidhje me formacionin, por edhe me menaxhimin e forcave, duke qenë se kuqezinjtë të mërkurën do të luajnë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit kundër Njukasëllit, ku fitorja është i vetmi rezultat i pranueshëm.

Vini nga dy fitore në kampionat, është sinjal i mirë, apo jo?

"Donim të jepnim vazhdimësinë që nuk kishte ndodhur për dy muaj.

Mendoj se skuadra me Frozinonen luajti një lojë të mirë, rrezikuam pak dhe luajtëm si ekip. Duhet të vazhdojmë të luftojmë në krye të renditjes.

Nuk ishte një ndeshje e lehtë, e konsideroj pozitive reagimin dhe paraqitjen e ekipit, por tani rëndësi ka vetëm sfida me Atalantën", tha Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat