Guardiola flet për krizën e Man Cityt

Futboll

Guardiola flet për krizën e Man Cityt

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 10:11
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pranon se ata janë goditur nga një kontroll i realitetit me rezultatet e fundit.

City nuk ka fituar në katër ndeshjet e fundit në Ligën Premier, duke rënë në pozitën e katërt dhe ka filluar të marrë kritika pa fund.

Megjithatë, Guardiola është munduar ta shpjegoj se gjithçka është momentale dhe ekipi i tij do t’i kthehet rezultateve pozitive.

“Kur fiton, je më i miri në botë – të mos fitosh është krizë. Është gjithmonë e ekzagjeruar”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Për një kohë të gjatë, ne kemi jetuar si një mace dhe e dimë se sa të mirë jemi”.

“Shikoni sa e vështirë është ajo që kemi bërë dhe çfarë do të jetë? Rezultatet e këqija ju ndihmojnë ta kuptoni”.

“Nuk ka të bëjë me vetëkënaqësinë. Vetëkënaqësia është të mbërrish vonë në stërvitje, të mos stërvitesh mirë, të mos bësh një punë të mirë”.

“Por tifozët dhe mediat thonë ‘O Zot, ata humbasin’. Katër ndeshje pa fituar. Mund të jenë pesë, gjashtë. Mund të ndodhë”.

“Por shikoni tre të tjerat në tabelë. Si bëjnë skuadrat gjithnjë e më shumë, vit pas viti. Unë shoh urinë tek kundërshtarët. E shoh”.

“Lojtarët duhet të kuptojnë se nuk janë fjalët e mia ato që mund të ndihmojnë, apo arritjet tona. Janë ata në fushë për të thënë: “O zot, kundërshtarët janë shumë më të mirë”.

“Pas kësaj ne mund të bëjmë një hap përpara. Kjo është mënyra e vetme”, përfundoi trajneri i Cityt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat