Bregallnica rival i Struga Trim Lum

Futboll

Bregallnica rival i Struga Trim Lum

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 11:51
Struga Trim Lum

Të shtunën dhe të dielën do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 18-të dhe të fundit për gjysmësezonin në elitën e futbollit maqedonas.

Këtë xhiro e hap takimi Gostivari – Makedonija Gjorçe Petrov që do të luhet nesër, përderisa pesë ndeshjet tjera zhvillohen të dielën.

Struga Trim Lum si kampione në fuqi dhe lidere aktuale e renditjes do ta mbyll gjysmësezonin në shtëpi, aty ku në ndeshjen e fundit do të pret Bregallnicën e Shtipit. Shkupi do të jetë mysafirë i Brera Strumicës, teksa Shkëndija në Tetovë do të përballet me Sileksin e Kratovës.

Në dy ndeshjet tjera që në program janë të dielën janë edhe Voska Sport – Rabotniçki dhe Vardari – Tikveshi. Të gjitha ndeshjet e xhiros së 18-të do të zhvillohen nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat