Ëndrra vazhdon

Futboll

Ëndrra vazhdon

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 11:58
Pamje nag ndeshja

Juventusi i këtij sezoni ka ndryshuar “fytyrë” përballë të mëdhave

Refreni nuk ndryshon, Juventusi është e shëmtuar për tu ndjekur, por efikase në rrezultat.

Fitorja përballë Napolit ishte rrezultati i dhjetë pozitiv radhazi për djemtë e Alegrit, i cili nuk ndikohet nga kritikët e divaneve.

Nëse Juventusi është efikase apo e shëmtuar nuk ka shumë rëndësi për trajnerin bardhezi, i cili po merr maksimumin nga një grup me shumë pak yje.

Nëse mënjanojmë Vlahoviç dhe Kiezën, Juventusi është një ekip i përbërë nga anti-heronj. Në krye të kësaj liste është Federiko Gati. Mbrojtësi goleador pasi vendosi duelin me Monzën, një javë më pas ishte deiciziv edhe në ndeshjen me Napolin. Me tre golat e shënuar këtë edicion, Gati është mbrojtësi, i cili ka gjetur më shpesh rrjetën se ç’do kush tjetër në Itali dhe në pesë kampionatet më të rëndësishëm kontinental.  

Për tu vlerësuar në këtë ekip është edhe kontributi i Andrea Kambiasos, i cili edhe pse është mëngjërash është ambientuar mjaft mirë në korsinë e djathtë dhe ka bërë që të gjithë të harrojnë Kuadradon. Për tu vlerësuar është edhe kontributi i MeKenit edhe pse gjatë verës ka qenë më shumë jashtë se brenda projektit bardhezi.

Ndryshe nga një vit me parë JUventusi këtë sezon po bën diferencën në takimet direkte. Kundër Napolit, skuadra e Alegrit rregjistroi fitoren e katërt përballë tetë skuadrave të para të klasifikimit. Përballë të njëjtave skuadrave në sezonin 2022/23 skuadra e Alegrit kishte një mesatare pikësh 1.2 në ndeshje ndërsa këtë sezon kjo shifër është 2.3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat