Premier tremb Inzaghin

Futboll

Premier tremb Inzaghin

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 18:57
Inzaghin

Hakan Calhanoglu është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Simone Inzaghi-t.

Turku është rritur në mënyrë eksponenciale në pozicionin ‘e ri’ para mbrojtjes, krijuar për të sezonin e kaluar pas dëmtimit të Brozovic.

Ish-lojtari i Milanit, i cili zbarkoi me kosto zero në verën e vitit 2021 te zikaltrit, ka ngritur nivelin e rendimentit duke u bërë shpejt një nga më të mirët në këtë rol.

Interi dhe Inzaghi po e përkëdhelin atë, me drejtuesit e Viale della Liberazione që e blinduan Calhanoglu verën e kaluar deri në qershor 2027.

Në pritje të rinovimit të kapitenit Lautaro Martinez, mesfushori turk është lojtari me pagën më të lartë në skuadrën e Inter-it, e barabartë me 6.5 milionë euro neto në sezon.

Paraqitjet e Calhanoglu sigurisht që nuk kalojnë pa u vënë re dhe nga klubet e tjerë. Sipas Tuttosport, Chelsea dhe Liverpool duket se po mendojnë për turkun për verën e ardhshme.

‘Calha’ konsiderohet një lojtar kyç nga Inzaghi dhe klubi milanez, prandaj do të nevojitet një ofertë jashtë merkatos prej mbi 70 milionë euro për ta rrëmbyer nga Interi në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat