Kukësi sfidon rivalin direkt për mbijetesë

Futboll

Kukësi sfidon rivalin direkt për mbijetesë

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 19:00
Kukësi

Kukësi në javën e fundit nuk po arrin të ketë vazhdimësi në rezultate pozitive. Prej 5 javësh verilindorët nuk e njohin fitore, teksa kanë marrë 2 humbje dhe 3 baraime.

Prej disa ditësh skuadra ka nisur përgatitjet për duelin me Erzenin, sfidë që do të luhet ditën e dielë, duke nisur që nga ora 13:30. Kjo përballje është e vlefshme për javën e 16-të dhe do të luhet në “Egnatia Arena”.

Në këtë sfidë Stavri Nica po punon shumë me ekipin për ta çuar drejt fitoren, e cila nuk do të jetë aspak e lehtë. Ndaj shijakasve ish-timonieri i Laçit do të ketë mungesa dhe rikthime të rnëdësishme.

Nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Franci Lalas, i cili doli me karton të kuq në sfidën ndaj Teutës, si dhe Hasaj, i cili vazhdon rikuperimin nga dëmtimi.

Ndërkohë nga ana tjetër rikthehen Momoh dhe Mbarak. Dy lojtarë të rëndësishëm që tashmë Nica do të mund t’i përdorë ndaj Erzenin.

Kujtojmë se aktualisht Kukësi mban vendin e 7-të në klasifikim me 16 pikë, po aq sa Erzeni dhe Laçi. Dueli mes verilindorëve dhe shijakasve është një përballje direkte për mbijetesën ndaj dhe kjo përballje merr një rëndësi të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat