Derbi i madh, kush më i fortë Gjilani apo Drita?

Futboll

Derbi i madh, kush më i fortë Gjilani apo Drita?

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 19:12
Zekrija Ramadani

Në pritje të derbit të madh të qytetit të Gjilanit dhe Kosovës, mes Gjilanit dhe Drita.

Këto skuadra sa herë janë takuar mes vete kanë dhuruar ndeshje të mira e me rivalitet.

Kështu pritet të jetë edhe nesër në kuadër të javës së 17-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ndeshja luhet nesër në orën 13.00.     

Kryetrajneri u Dritës, Zekrija Ramadani, tha se derbit luhen për t'u fituar dhe për këtë do të japin maksimumin.

"Shumë shpejt erdhi ky derbi dhe ne jemi profesionistë dhe mendoj se duhet të bëjmë më të mirën aty ku jemi.

Gjilani ka një ekip të mirë dhe nuk është në pozitën tabelare me kualitetin që ka. Na pret një ndeshje mjaft e vështirë, pasi derbit luhen për t'u fituar dhe nesër të arrijmë deri te goli.

Pa marrë parasysh pozitës tabelare kur  bëhet fjalë për një derbi të zjarrtë ku mund të vendos një detaj. Shpresojmë që ai detaj të vijë, të vendosim ne dhe të marrim objektivin e kësaj ndeshje", theksoi trajneri Ramadani.
Optimist dhe me besim tek futbollistët u shpreh Ramadani, kurse foli edhe për mungesën e tifozëve.

"Kam besim dhe jam optimist, sepse po të mos kisha pasur besim në kualitetin e futbollistëve nuk do të isha i bindur se do japim maksimimin. Ne punojmë për të ardhur te maksimumi, nuk kemi një recetë të cilën e japim dhe themi me këtë fitojmë.

Do i marrim të gjitha masat siç kemi punuar këto ditë, do mundohemi që ajo të zbatohet gjatë 90 minutave dhe në fund t'i gëzohemi fitores", deklaroi trajneri ynë.

"Futbolli luhet për tifozë, normal që do jetë mundgesë e madhe për ne, por ata kanë vendosur pa tifozë ashtu do të jetë. Ne jemi profesionistë dhe veprojmë sipas rregullave e jona është të japim më të mirën në fushë", tha Ramadani.

Ramadani njoftoi se nuk ka asnjë mungesë për nesër, asnjë lëndim, asnjë suspendim e kemi ekipin e kompletuar dhe shpresoj që nesër të dal në fushë me 11-shen më të mirë.

Ndeshja derbi SC Gjilani - FC Drita zhvillohet nesër, e diel ora 13:00, te fusha sintetike (te rrethi).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat