Sot luhen dy takime në Superligë, vëmendja në Gjilan

Futboll

Sot luhen dy takime në Superligë, vëmendja në Gjilan

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Sot do të zhvillohen dy ndeshje e mbetura në kuadër të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Përballja kryesore e ditës do të jetë ballafaqimi i Gjilanit me Dritën.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ndihmës të rrethi – Gjilan, duke filluar nga ora 13:00.

“Intelektualët” renditen në vendin e tretë me 28 pikë të grumbulluara pas 15 xhirove, teksa “Skifterat” në pozitën e shtatë me 17 sosh.

Në takimin tjetër, Feronikeli  74 e pret Dukagjinin që është duke kaluar nëpër një formë të mirë.

Edhe kjo përballje do të luhet duke filluar nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat