Sot luhen pesë ndeshjet e fundit të këtij viti në Superligën e Maqedonisë

Futboll

Sot luhen pesë ndeshjet e fundit të këtij viti në Superligën e Maqedonisë

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 10:49
Shkupi në këtë xhiro luan në Strumicë kundër Brerës, teksa Shkëndija në Tetovë do të pret Sileksin.

Sot luhen pesë ndeshjet e fundit të gjysmësezonit në Superligën e Maqedonisë së Veriut në futboll.

Struga Trim Lum si lidere aktuale, por edhe kampione në fuqi, në ndeshjen e fundit për këtë vit në kampionat, do të përballet me Bregallnicën e Shtipit. Skuadra e Shpëtim Duros pretendon që me fitore dhe në vendin e parë ta mbyll gjysmësezonin 2023/24.

Shkupi në këtë xhiro luan në Strumicë kundër Brerës, teksa Shkëndija në Tetovë do të pret Sileksin.

Gjithashtu në program të kësaj dite janë edhe takimet Voska Sport – Rabotniçki dhe Vardari – Tikveshi.

Të gjitha këto ndeshje në kuadër të xhiros së 18-të në Superligën e Maqedonisë luhen sot dhe nisin nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat