Owen mbeti i mahnitur nga pritja e Alisson

Futboll

Owen mbeti i mahnitur nga pritja e Alisson

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 14:45
Michael Owen

Legjenda e Liverpool-it, Michael Owen, ka vlerësuar portierin e Të Kuqve Alisson Becker si më të mirën në botë pas paraqitjes së tij të shkëlqyer kundër Crystal Palace të shtunën.

Skuadra e Jurgen Klopp siguroi një fitore 2-1 me përmbysje në Selhurst Pak dhe Alisson shkëlqeu me pritjet e tij shpëtimtare.

Crystal Palace dukej pothuajse e sigurt për të kaluar në avantazh në minutën e 27-të me Jefferson Lerma, por Alisson ia mohoi golin me një pritje të madhe.

Michael Owen mbeti i mahnitur nga pritja e Alisson, teksa ai e cilësoi brazilianin si portierin më të mirë në botë. Ai i tha për Premier League Productions:

“Kjo është arsyeja pse Alisson është, për mendimin tim, më i miri në botë.

Po, ai merr një ndihmë nga shtylla. Por ishte një pritje e klasit botëror dhe Alisson është i shkëlqyer”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat