Deliallisi “qan” sulmuesin e munguar

Futboll

Deliallisi “qan” sulmuesin e munguar

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 22:33
Deliallisi

Erzeni nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Kukësin në “Egnatia Arena”. 1 pikë që nuk i bnë punë shijakasve, të cilët mbetet në zonën e ftohtë të klasifikimit.

Pas këtij barazimi foli Alfred Deliallisi. Ky i fundit ka theksuar se: Barazimi? Ne kishim hyrë për të marrë 3 pikët dhe dhamë gjithçka nga vetja, por kjo punë do edhe pak fat. Si në sulm edhe në mbrojtje u munduam të jepnim maksimumin, por nuk arritëm të shënonim gol. Kur nuk ke një sulmues të deklaruar për të gjetur golin është e vështirë. Na duhet një lojtar që të shtyjë topin në rrjetë.

A nuk kishit armë plus për të ndryshuar sistemin? Nuk kishin realisht asnjë armë plus, kjo është realisht e saktë. Kukësi vetëm në kundrasulm na rrezikoi cik dhe kur humbnim golin. Ne na mungoi vetëm shryrja e topit në rrjetë.

Migone pse në stol? Ishte një zgjedhje taktike, pasi Maliqi i ndje mirë zonat dhe dëshiroja që të bënte presion nga krahët. Dhe kërkoja që Maliqi të vinte nga krahët për të vertikalizuar, por na mungoi goli. Migone është më shumë me aftësi difensive dhe rikuperon më shumë topa.

Kaluat në aventurë? Realisht përveç rendësisë kishte ndeshja doja shumë fitoren. I thoja Sadikut që të shënonte, kisha një ndjesi. Doja ta fitonim këtë sfidë për shumë arsye, për pikët e për shumëçka tjetër. Ky është fundi i saj dhe ne morëm një pikë”, ka mbyllur Deliallisi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat