Humbja me Fenerbahçen, Beshiktashi përjashton pesë lojtarë

Futboll

Humbja me Fenerbahçen, Beshiktashi përjashton pesë lojtarë

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 12:23
Eric Bailly

Beshiktashi ka vendosur që të përjashtojë pesë lojtarë nga ekipi i parë pas humbjes nga Fenerbahçes në kuadër të Superligës së Turqisë.

Eric Bailly, Vincent Aboubakar, Jean Onana, Valentin Rosier dhe Rachid Ghezzal janë lojtarët që janë përjashtuar nga gjiganti turk.

Përndryshe, Beshiktashi pësoi humbje me rezultat 1-3 nga Fenerbahçe të shtunën në mbrëmje.

Feneri renditet në vendin e parë në Superligën e Turqisë, me 40 pikë të grumbulluara, me pikë të barabarta me Galatasarayin që është në pozitën e dytë.

Beshiktashi pas humbjes pozicionohet në vendin e pestë me 26 sosh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat