Dopietë në kampionat, Armando Sadiku në formacionin e javës në Indi

Futboll

Dopietë në kampionat, Armando Sadiku në formacionin e javës në Indi

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 20:55
Armando Sadiku

Armando Sadiku po luan sezonin e parë në Indi. Sulmuesi shqiptar i dhuroi një pikë Mohun Bagan ndaj Odisha-s, duke realizuar dopietë. Pas dy golave të kundërshtarëve në pjesën e parë, Sadiku “mori për dore” skuadrën në pjesën e dytë, me dy gola.

Kështu, ai është përzgjedhur si pjesë e formacionit më të mirë të javës në Indian Super League.

Për lojtarin nga Elbasani, 3 janë golat e këtij edicioni, në 6 takime. Sadiku, vlen të theksojmë se luajtur edhe në Kupë. Me interes të madh priten paraqitjet e tij në vijim. Mohun Bagan renditet në vendi ne 3-të, pas 6 ndeshjesh.

Eksperienca e Armando Sadikut mund të bëjë që trajneri i Shqipërisë, Sylvinho të ftojë lojtarin për Europianin e verës së ardhshme. Gjithsesi, për ftesën, futbollisti duhet të tregojë veten këto kohë me paraqitje të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat