Osimhen braktis Napolin

Futboll

Osimhen braktis Napolin

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 11:30
Osimhen

Situata mes Viktor Osimhenit dhe Napolit duket se ka arritur një tjetër pikë vlimi, vetëm një ditë para sfidës kyçe në Ligën e Kampioneve kundër Bragës.

Teksa Napoli luan një vend në 1/8 e finaleve (i mjafton një pikë për t’u kualifikuar), sulmuesi nigerian ka lënë Napolin dhe me një avion privat është nisur për në Marok, për të marrë pjesë në ceremoninë festive të dhënies së trofeut për lojtarin më të mirë afrikan (“Topi i Artë” afrikan).

Largimi i Osihmenit nuk ishte ajo çfarë prisnin në Napoli në prag të kësaj sfide kyçe.

Megjithatë siç bëjnë me dije mediat italiane, Napoli ishte në dijeni të kësaj situate dhe madje e kishte pajisur vetë me leje sulmuesin e tij.

Ndërkohë dhe trajneri Maxarri në konferencën për shtyp para ndeshjes është munduar ta kalojë pa fërkime këtë situatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat