Gati kalimi drejt Reali

Futboll

Gati kalimi drejt Reali

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 11:48
Alfonso Dejvis

Alfonso Dejvis është kthyer në çështjen më të rëndësishme në muajin e fundit te Bajerni, aty ku rinovimi i 23-vjeçarit ka ndezur polemika të forta në Mynih. Tuhel e vështron të rëndësishëm mbrojtësin kanadez, por ky i fundit ka plane të tjera.

Para pak ditësh u tha se futbollisti me numër “19” nuk pranon zgjatjen e kontratës pa 19 mln në sezon, ndërsa sipas informacioneve nga Spanja u cek se propozimi i bavarezëve arriti deri në 16 mln euro, por që u refuzua.

“Sky sport.de” e bën fakt se bordi nuk ka ndërmend të shkojë me tepër se shifra e mësipërme, dhe në këtë situatë ka vetëm dy zgjedhje, ose pranimi i kushteve nga mbrojtësi, në të kundërt largimi është i pashmangshëm.

Tani duket se e ardhmja e Dejvisit shihet vetëm te Reali i Madridit, me “galaktikët” që janë të gatshëm të bindin kanadezin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat