Deschamps: Edhe një person i fortë si Pogba nuk e përballon dot!

Futboll

Deschamps: Edhe një person i fortë si Pogba nuk e përballon dot!

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 12:03
Deschamps

Karriera e Paul Pogba është në “buzë të greminës” me mesfushorin e Juventus që rrezikon deri në katër vite pezullim si pasojë e pozitivitetit në testet antidoping.

Katër vite pa aktivitet do të ishin shumë për 30-vjeçarin teksa trajneri i Francës, Didier Deschamps edhe njëherë theksoi se i vjen keq për Pogba.

Tekniku i “Gjelave” u shpreh se Pogba është mjaft i fortë, por kërkesa e Prokurorisë për ta pezulluar me katër vite është shumë për t’u përballuar.

“Unë i dua shumë futbollistët e mi dhe jam shumë i trishtuar për atë që po përjeton Paul Pogba. Jo vetëm për këtë temën e antidopingut, por edhe për problemet personale të cilat më pas kanë ndikuar edhe në gjendjen e tij fizike.

Është shumë për një person, edhe pse Pogba është i fortë dhe me shumë karakter. Kërkesa e Prokurorisë është shumë e rëndë dhe e largon për shumë kohë nga fusha. Pastaj llogariteni që ai nuk luan rregullisht prej një viti e gjysmë”, u shpreh Deschamps.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat