Humb dy dhëmb në duel, por luan plot 90 minuta!

Futboll

Humb dy dhëmb në duel, por luan plot 90 minuta!

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 13:45
Kristian Torstvedt

Një incident i pavullnetshëm ndodhi në ndeshjen e Serie A mes Kaliari e Sasuolos (2-1 për vendasit).

Mesfushori norvegjez i Sassuolo, Kristian Torstvedt, në minutën e dhjetë mori një goditje në fytyrë pas një kontrasti në ajër.

Një goditje e fortë me bërryl në fytyrë, që i kushtoi dy dhëmbë mesfushorit 24-vjeçar norvegjez.

Menjëherë pas goditjes, Torstvedt doli i gjakosur nga fusha për të marrë ndihmën e parë nga stafi mjekësor.

Pasi rimori veten nga goditja, mesfushori u rikthye në fushën e blertë për të luajtur për të gjithë ndeshjen.

Pra, Torstvedt luajti për 90 minuta me dy dhëmbë më pak, që pas kontaktit me kundërshtarin u shpërndanë në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat