Mbyllet java e 9-të, ATS e Dajti ruajnë kryesimin në grupet përkatëse

Futboll

Mbyllet java e 9-të, ATS e Dajti ruajnë kryesimin në grupet përkatëse

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 14:16
Pamje nga ndeshja

Kampionati kombëtar i futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League Albania”, ka mbyllur javën e nëntë.  Kryesuesit, ATS dhe Dajtit fituan sërish dhe ruajnë vendin e parë, respektivisht në Grupin A dhe B.

Ekipi i ATS tiumfoi këtë javë ndaj skuadrës MD me rezultatin 3-2 dhe kryeson renditjen në Grupin A me 23 pikë. Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi për ATS. Edhe skuadra e IMMI fitoi 2-1 ndaj Primo MFC dhe vijonë garën për kreun me skuadrën e ATS, teksa IMMI ndodhet në vendin e dytë me 22 pikë. Më tej në Grupin A, skuadrat e Barrikada, Vila L, Dymbëdhjetat, Ferraj, Luminesen dhe Raiffeisen Bank fituan në sfidat e tyre.

Në Grupin B, Dajti regjistroi fitoren e nëntë radhazi në po aq ndeshje, teksa triumfoi 3-0 ndaj Roamel. Skuadra e Dajtit kryeson renditjen me pikët e plota 27.

Në ndeshjet e tjera të grupit, skuadrat e Antigonean, Al Ar, Confucius, Big – Bite dhe Jata Market fituan në sfidat e tyre, ndërsa u regjistruan edhe dy barazime në takimet, Albamer – Friends Team 1-1 dhe Gaia Triumph – Parku 3-3.

Rezultatet e javës së 9-të të kampionatit të futbollit amator 9×9:

Grupi A

IMMI – PRIMO MFC  2-1

Barrikada – Hidro Alfa 5-4

ATS – MD 3-2

Legjendat 9×9 – Vila – L 1-2

Dymbëdhjeta – Vatër 1-0

Elso – Ferraj FC  0-3

FB Passion – FC Luminesen 0-4

Raiffeisen Bank – FC Illyrian Eagles 3-1

Grupi B

Futura Dent – Antigonean 0-7

Coca Cola Tepelena – Al Ar  1-2

Albamer  – Friends Team 1-1

FC Dajti – Roamel 3-0

Gaia Triumph – FC Parku 3-3

FC Confucius – North Gate  2-1

Ja Ar Plast – Big-Bite 2-4

Jata Market – FC Musa  3-2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat