E ardhmja e trajnerit spanjollit

Futboll

E ardhmja e trajnerit spanjollit

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 14:48
Enrique

Tashmë, mund të thuhet se është gjithçka e konfirmuar nga vet klubi.

E ardhmja e Luis Enrikes në PSZH nuk do të varet nga rezultatet në Ligën e Kampionëve, me “gjigantët” francezë, që mbrëmjen e së mërkurës do të udhëtojnë drejt transfertës së “Signal Iduna Park”, ku do të përballen me “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund.

Sipas raportimeve, të prestigjiozes francez, “L’Equipe”, PSZH nuk do të shkarkojë trajnerin nëse eliminohet nga ky turne, teksa njerëz të afërt me presidentin Al-Khelaifi kanë treguar për gazetën, se klubi është “ndërtuar për një afat të gjatë” dhe nuk reagon më ndaj dështimeve individuale.

“Parisienët” duan të lejojnë Enriken të realizojë projektin e tij, me teknikun “iberik”, që konsiderohet personi i duhur për të punuar për këtë klub dhe është në gjendje të rrënjos një karakter ambicioz në ekip. Në rast eleminimi nga grupet e Ligës së Kampionëve, më i rrezikuari është drejtori sportiv Luis Kampos, i cili me shumë gjasa do të konsiderohet fajtori për dështimin në turneun e “gjigantëve”.

Ndërkaq, kujtojmë se PSZH ndodhet në grupin “e ferrit”, teksa renditet në vendin e 2-të, me 7 pikë, 2 më shumë se Njukasëll dhe Milan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat