Shpërthimi i Renato Sanches

Futboll

Shpërthimi i Renato Sanches

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 15:57
Renato Sanches

Shpërthimi i Renato Sanches nuk kaloi pa u vënë re teksa ai ishte i zënë duke biseduar me Jonathan Ikoné gjatë fundit të pjesës së parë mes Roma-s dhe Fiorentina-s.

Mesfushori i verdhekuqve, i kapur nga kamerat ka komentuar dëmtimet e shumta që ka pësuar: “As unë nuk e di, ndoshta dikush më ka bërë një mallkim”.

Këtë sezon, portugezi i huazuar nga Paris Saint-Germain ka luajtur vetëm shtatë ndeshje (dy si titullar) dhe ka humbur 11 për shkak të problemeve fizike.

Tani, në ndeshjen e Europa League kundër Sheriff Tiraspol, lojtari i lindur në vitin 1997 mund të kthehet në fushë dhe të marrë disa minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat