Frikë nga Reali dhe Newcastle

Futboll

Frikë nga Reali dhe Newcastle

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 21:16
Mourinho

Këtë të martë, gazeta italiane “Gazzetta Dello Sport” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë rinovimin të kontratës së José Mourinhos me Romën, në një kohë kur trajneri portugez është në sezonin e tij të tretë në klubin italian, pasi ka arritur në dy finale evropiane (verdhekuqtë fituan Conference League-n Ligën dhe humbën ndaj Sevillas Europa League-n).

Kontrata e trajnerit portugez përfundon në fund të vitit.

Në një prononcim të pak kohëve më parë, “Special One” pranoi se “një ditë” do të punojë në Arabinë Saudite, por më pas gjithmonë është shfaqur lakonik kur është pyetur mbi mundësinë për të vazhduar në stolin e Romës.

Tani, sipas “Gazzetta”-s, ka një dëshirë nga të dyja palët për të zgjatur marrëveshjen. Roma dëshiron të përshpejtojë procesin, veçanërisht për shkak se i frikësohet interesimit të mundshëm të Realit të Madridit (Carlo Ancelotti përfundon në verë kontratën me “Los Blancos” dhe nuk e ka rinovuar ende.

Në skenë është edhe Newcastle, pasi portugezi vlerësohet shumë nga fondi saudit që kontrollon klubin anglez.

Paratë për të paguar pagën e Mourinhos, sipas “Gazzetta”-s, nuk do të jenë kurrë problem, por çelësi për fillimin e negociatave do të jetë kohëzgjatja e kontratës së re.

José Mourinho kërkon dy vjet, deri në 2025, ndërsa drejtuesit e Romës kërkojnë kontratë për një sezon, me mundësi vazhdimi nëse përmbushen objektivat e caktuara.

Aktualisht, Roma zë vendin e 5-të në Serinë A, me 25 pikë, sa Bologna, kundërshtarja e radhës e skuadrës kryeqytetase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat