Kandidat për president i Federatës

Futboll

Kandidat për president i Federatës

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 22:26
Andri Shevçenko

Andri Shevçenko bëhet gati për një sfidë interesante në karrierën e tij.

Ish-sulmuesi legjendar i Milanit dhe Ukrainës, ka hyrë zyrtarisht në garën për t’u bërë president i Federatës së Futbollit në vendlindjen e tij.

Federata Ukrainase ka hapur procedurat për të pranuar emra e kandidatëve të mundshëm dhe i pari i regjistruar nga 14 anëtarë të saj ishte ai i Shevçenkos, i cili në vitet e fundit kishte kryer detyrën e trajnerit të Kombëtares dhe më pas për disa muaj te klubi i Xhenoas në Itali.

Mbështetja nga rajonet e Donjetskut dhe Kievit, bën që ai të niset shumë i avantazhuar në këtë garë, ndaj edhe hapi i parë i tij ishte falënderimi nëpërmjet rrjeteve sociale i atyre që e propozuan, teksa bëri të ditur se kishte nisur punën për të ndërtuar grupin me të cilin do të përgatitej për zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat