​Ten Hag: Nuk e merituam të humbasim, lojtarët dhanë gjithçka

Futboll

​Ten Hag: Nuk e merituam të humbasim, lojtarët dhanë gjithçka

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 11:03
Erik ten Hag

Manchester United u eliminua mbrëmë nga të gjitha garat evropiane, pasi që përfundoi fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në vendin e fundit në Grupin A.

Galatasaray u rendit në vendin e tretë, duke vazhduar garën në Ligën e Evropës, kurse dy vendet e para në grup i okupuan Bayern Munichu dhe Copenhagen.

United u mposht nga Bayerni 1:0 dhe pas humbjes në “Old Trafford” foli trajneri Erik ten Hag.

Ten Hag ishte i kënaqur me paraqitjen e “Djajve të Kuq” derisa tha se skuadra e tij nuk meritoi të humbte.

“Ne bëmë gabime. Paraqitja ishte tejet e mirë. Ne nuk e merituam të humbasim por ne humbëm. Në fund, nuk është mirë. Lojtarët dhanë gjithçka, ju e patë shpirtin. Më duhet të ju jap meritat skuadrën, komplimente të mëdha se si punuan së bashku, si skuadër, kundër një Bayerni të fortë”, tha Ten Hag.

United u rendit në vendin e fundit në Grupin A me katër pikë, një më pak se Galatasaray në vendin e tretë, katër sosh më pak se Copenhagen dhe 12 sosh më pak se lideri i grupit, Bayern Munichu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat