Shiriti i kapitenit prish “bilancet” në grupin e Chelsea

Futboll

Shiriti i kapitenit prish “bilancet” në grupin e Chelsea

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 13:03
Chelsea

Shiriti i kapitenit prish “bilancet” në grupin e Chelsea!

Kanë një skuadër plot “yje”, por sërish nuk po arrijnë dot të shkëlqejnë në Premier League.

Bëhet fjalë për “Blutë” e Chelsea, të cilët përveç se nuk po arrijë dot të “ngrejnë kokë” në kampionat, teksa renditen, në vendin e 12-të, pas 16 javëve të para, tashmë kanë filluar edhe përplasjet mes grupit.

Pas dëmtimit, të kapitenit, Reece James, gjatë humbjes 2-0 me Everton në “Goodison Park”, tekniku Pochettino urdhëroi kapitenin që shiritin t’ia kalonte “fantazistit” të mesfushës, Conor Gallagher dhe jo “veteranit” të mbrojtjes, Thiago Silva, veprim që nuk është pritur aspak mirë nga lojtarët e Chelsea, të cilët gëzojnë respekt të madh për brazilianin.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave britanike ata nuk e besuan dot që shiriti nuk kaloi në krahun e 39-vjeçarit pas largimit të James  dhe zgjedhjen e teknikut argjentinas e cilësojnë si një mungesë të theksuar respekti përkundrejt qendërmbrojtësit, i cili në mungesë të kapitenit James dhe zv kapitenit Chilwell, duhej të merrte shiritin përpara 23-vjeçarit të mesfushës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat