Arbitër shqiptar për Atalantën e Gjimshitit

Futboll

Arbitër shqiptar për Atalantën e Gjimshitit

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 14:42
Enea Jorgji

Atalanta luan të enjten ndeshjen përmbyllëse të Grupit D në Europa League ndaj polakëve të Rakow në transfertë.

Një sfidë në të cilën bergamaskët luajnë si të kualifikuar për raundin pasardhës ndërsa italianët siguruan edhe vendin e parë në grup.

Nga ana tjetër, asnjë shans kualifikimi për Rakow që luan për të shmangur vendin e fundit në grup. UEFA ka vendosur që në këtë ndeshje të vendosë drejtësi arbitri shqiptar, Enea Jorgji.

Kjo nuk është hera e parë që Jorgji gjykon në Europë me reputacionin e tij që vjen gjithnjë në rritje.

Në sfidën e Atalantës së Berat Gjimshitit, Jorgji do të ketë edhe ndihmën e asistentëve Denis Rexha e Ridiger Çokaj ndërsa roli i arbitrit të katërt i është besuar Florian Latës. Në VAR do të jenë gjyqtarët spanjollë Carlos del Cerro Grande dhe Guillermo Cuadra.

Ndeshjen mes Rakow dhe Atalantës mund ta ndiqni të enjten në SuperSport 4 duke nisur nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat