Pa Haalandin në Beograd

Futboll

Pa Haalandin në Beograd

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 15:29
Haaland e Guardiola

Pep Guardiola konfirmoi se Erling Haaland do të kthehet në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës së Mançester Sitit ditën e enjte. Sulmuesi norvegjez nuk ka udhëtuar për në Beograd për takimin e sotëm në Ligën e Kampioneve me Cërvena Zvezdën, pasi mungoi në fitoren e së dielës në Luton për një kockë të stresuar të këmbës.

Siti e ka garantuar tashmë vendin e parë në Grupin G, por do të kërkojë fitoren në Serbi për të përfunduar fazën e grupeve me 18 pikë të plota për herë të parë. Kampionët e Europës rikthehen në Premier Ligë të shtunën në vizitën me Kristal Palasin, por trajneri nuk është i sigurt nëse Haland do të luajë në atë ndeshje.

“Haland nuk është stërvitur që nga ndeshja me Lutonin. Mendoj se do të kthehet në stërvitje të enjten.

Do të shohim se si do të ndihet. Nuk e di në këtë moment nëse ai do të luajë kundër Palasit. Konferencën e ardhshme për shtyp mund të jem më i saktë për gjendjen e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat