Rishfaqet Sandro Tonali

Futboll

Rishfaqet Sandro Tonali

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 18:38
Sandro Tonali - majtas

Në prag të ndeshjes mes Newcastle dhe Milan, rishfaqet sërish Sandro Tonali. Ish mesfushori i kuqezinjve, aktualisht pjesë e e klubit anglez, është i pezulluar deri në fund të sezonit për pjesëmarrje në baste.

Futbollisti 23-vjeçar është shfaqur në krah të drejtuesit të Milanit, Moncada. Ata kanë ndjekur ndeshjen e të rinjve të kuqezinjve, ndaj atyre të Newcastle. Në mbrëmje pritet të akomodohet në tribunë për të ndjekur edhe përballjen e vërtetë mes të tashmes dhe të shkuarës së tij.

Mesfushori mësohet se po e kalon shumë mirë periudhën e pezullimit, duke u stërvitur rregullisht e skuadrën. Shokët e ekipit jo vetëm që nuk e kanë paragjykuar, por edhe e kanë mbështetur fuqishëm.

Dy rekorde skandaloze! Më keq se në 1934, United prek fundin

E njëjta sjellje është vënë re edhe te tifozët e Newcastle, që e ndalojnë futbollistin në rrugët e qytetit për ta inkurajuar dhe për t’i kërkuar autografë, në pritje që ai të rikthehet sërish në fushën e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat