Ballkani kundër Dinamo Zagrebit

Futboll

Ballkani kundër Dinamo Zagrebit

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 16:39
Ballkani

Sot (e enjte), Ballkani luan ndeshjen e fundit të grupeve të Ligës së Konferencës për sezonin 2023/24, ku përball do të ketë Dinamo Zagrebin.

Kampioni i Kosovës do të mbyll sot ndeshjet e grupeve, pasi zhvillohet raundi i gjashtë dhe ende tri skuadra janë në garë për pozitën e dytë në Grupin C.

Ekipi i Ilir Dajës vjen nga një formë jo e mirë në Evropë me dy humbje dhe një barazim nga tri ndeshjet e fundit, por synon befasinë e madhe, pasi me një fitore mund të kualifikohet në fazën tjetër.

Megjithatë, i gjithë kualifikimi nuk është në duart e Ballkanit, pasi edhe nëse fiton i duhet që Plzeni të mos mposhtet në shtëpi nga Astana.

Në anën tjetër, vendasit nga Zagrebi gjithashtu duan ta konfirmojnë veten në raundin tjetër dhe një barazim do të ishte i mjaftueshëm për të siguruar vendin e dytë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Stadion Maksimir” të Zagrebit me fillim nga ora 21:00..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat