Dyshja Richarlison - Kulusevski nderon Tottenhamin

Futboll

Dyshja Richarlison - Kulusevski nderon Tottenhamin

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 23:07
Richarlison - Kulusevski

Tottenham Hotspur e lë përfundimisht pas krahëve krizën e rezultateve të javëve të fundit.

Pas suksesit të thellë 4;1 ndaj Newcastle, skuadra londineze mori maksimumin e pikëve dhenë fushën e Nottinhgamit, ku shënoi nga një gol në çdo pjesë.

Në fundin e fraksionit të parë, Richarlison dërgoi topin në rrjetë pas pasimit të dhënë nga Kulusevski.

Ishte pikërisht asistuesi në rastin e golit të parë që i dha epërsinë e dyfishtë skuadrës së tij në 65-tën.

Në të 70-tën Bissouma u ndëshkua me karton të kuq, por edhe pse në inferioritet numerik, Tottenhami e ruajtur të paprekur portën e tij, duke marrë maksimumin e pikëve në këtë transfertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat