Befason Klopp

Futboll

Befason Klopp

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 16:08
Klopp

Këtë të diel në orën 17:30 do të zhvillohet në Anfield ndeshja klasike angleze mes Liverpoolit dhe Manchester United.

Skuadrat vijnë në sfidë nga momente diametralisht të kundërta. Të Kuqtë janë në krye të tabelës, me tre fitore radhazi dhe vetëm një humbje në Premier League.

“Djajtë e Kuq” janë në vendin e gjashtë, -10 nga kreu, të sapo eliminuar nga Champions League, dhe në përgjithësi protagonistë të një fillimi vërtet negativ të sezonit.

Jurgen Klopp, megjithatë, i frikësohet skuadrës së Ten Hag dhe deklaroi në konferencën për shtyp:

“Nuk më pëlqen kur rezultatet e Manchester United janë të këqija para se ne të luajmë kundër tyre, sepse pikërisht në këtë ndeshje ata i rregullojnë gjërat.

“Nuk më pëlqen fare. Sa më shumë që njerëzit flasin keq për ata, aq më mirë përgatiten të luajnë me ne”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat