Nuk kanë stadium, por janë kampion vjeshtor në LFK Veles!

Futboll

Nuk kanë stadium, por janë kampion vjeshtor në LFK Veles!

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 16:52
Klubi i futbollit Bashkimi 2008

Klubi i futbollit Bashkimi 2008 nga Jabollçishti është shpallur kampion vjeshtor në Ligën komunale futbollistike të Velesit.

Ata janë kampion dimëror me 21 pikë maksimale në shtatë ndeshje, pa barazim dhe humbje, goldallim 20-5. Albin Jashari është golashënuesi më i mirë në Ligë me 11 gola të shënuar.

KF Bashkimi nuk ka stadium dhe ndeshjet si vendës i luan në Çashkë, 25 km larg Jabollçishtit.
Bashkimin e ndjekin Babuna dhe FC Ilinden me nga 19 pikë.

“Ne jemi me plotë meritë kampion dimëror në ligë, edhe pse nuk kemi stadium dhe të gjitha ndeshjet i zhvillojmë në Çashkë, 25 km larg fsahtit tonë, por kjo nuk na e humb motivin dhe ambiciet që i kemi.

Nga shtatë ndeshje të zhvilluara të gjitha i kemi fitore. Dhe, objektivi ynë është që të ngjitemi në Ligën e Tretë. Si klub i falënderojmë 6 vëllezërit Useini për donacion klubit”, deklaroi për Open-TV Mustafa Jahja, kryetar i KF Bashkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat