Kosova e Dusseldorfit kërkon tre pikët e radhës

Futboll

Kosova e Dusseldorfit kërkon tre pikët e radhës

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 20:47
Kosova

Kampion vjeshtor, Kosova e Dusseldorfit, synon fitoren e radhës në Bezirksliga.

Djelmoshat kuqezi janë favort në përballje me TuS Mündelheim.

Ndeshje që pritet me kureshtje nga dashamirët e kësaj lige. 

“Ndeshja e parë e sezonit pranveror zhvillohet këtë të diele e cila është edhe e fundit për këtë vit kundër TuS Mündelheim me fillim nga ora 14:15.

Ndeshja e parë kundër këtij ekipi përfundoi me rezultat 5:1 në të mirë të ekipit tonë e ne do mundohemi ta mbajmë ecurinë pozitive dhe po ashtu kreun e tabelës.

Ju ftojmë të jeni me ne, bashkë aty ku jemi çdo të diele në numër të madh të jemi bashkë me kampionët vjeshtorë.
E diele ora 14:15 në Am Wald 40599,Düsseldorf”,
njofton FC Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat