Sevilla shkarkon trajnerin Diego Alonso

Futboll

Sevilla shkarkon trajnerin Diego Alonso

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 22:45
Diego Alonso

Sevilla shkarkon trajnerin Diego Alonso. Vendimi erdhi mbrëmjen e së shtunës pas humbjes 3-0 në shtëpi ndaj skuadrës së Getafes.

Klubi andaluzian e bëri zyrtar vendimin në një deklaratë të shkurtër pak pas përfundimit të ndeshjes.

Nën drejtimin e uruguajanit, Sevilla nuk fitoi në tetë ndeshje në La Liga, ndërsa humbi të katër ndeshjet në Champions League, duke përfunduar në fund të grupit.

Alonso mbërriti në tetor për të zëvendësuar Jose Mendilibar, i cili e udhëhoqi skuadrën drejt titullit të Europa League sezonin e kaluar.

Dy fitoret e vetme të Alonsos erdhën kundër rivalëve të kategorive më të ulëta në “Copa del Rey”.

Sevilla ndodhet në vendin e 16-të të La Liga, me pikë të barabarta Celta Vigo dhe Cadiz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat