Kjaer rikthehet titullar, Pioli vendos për Bennacer

Futboll

Kjaer rikthehet titullar, Pioli vendos për Bennacer

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 11:46
Formacionet

Publikohen formacionet zyrtare të Milan-Monza, sfidë që vjen live në SuperSport 2 (12:30).

Fitorja është alternativa e vetme për kuqezinjtë, të cilët duan t’i afrohen Juventusit, ndërkohë që një triumf në krahun tjetër do bënte Monzën të ëndërronte Europën.

Trajneri Stefano Pioli rigjen Simon Kjaer në mbrojtje. Danezi do të formojë dyshen e qendrës me Tomorin, me Theon që spostohet në krahun e majtë. Ndërkohë që vendin e Calabrias (i pezulluar) e merr Florenzi.

Fanellë titullari edhe për Pobegan, i cili formon treshen e mesfushës me Reijnders dhe Loftus-Cheek. Teska në sulm janë përzgjedhur Pulisic dhe Leao nga krahët, dhe Giroud në qendër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat