Kryetrajneri i Prishtinës: Kemi mundur të fitojmë lojën

Futboll

Kryetrajneri i Prishtinës: Kemi mundur të fitojmë lojën

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 15:47
Emmanuel Egbo

Trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo, ka thënë se barazimi i Prishtinës në udhëtim te Ballkani, ka qenë i drejtë.

Megjithatë, ai ka thënë se Prishtina me më shumë vëmendje, do të mund të merrte fitoren.

“Ishte ndeshje e tensionuar pasi luante Prishtina, klubi më i madh në Kosovë, ndaj liderit, Ballkanit.

Me pak kujdes do të mund të merrnim pikët e plota. Një pikë është rezultat i drejtë duke parë se si shkoi loja.

Kemi mundur të bënim gol e të fitojmë lojën. Ndeshja gjithmonë luhet për të fituar.

Ka shumë ndryshime nga përpara dhe po bëjmë rifreskimin e ekipit. Po bëjmë gjithçka. Blesa ka qenë sulmuesi kryesor.

Mungoi dhe kjo ndikoi në ekip.

Në janar do të shohim se çfarë do të bëjmë. Do të shohim se çfarë mundësi do të kemi, por edhe do të presim rikuperimin e lojtarëve”, ka thënë Egbo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat