Van Dijk akuzon Onanan

Futboll

Van Dijk akuzon Onanan

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 22:11
Onana

Duhet te ishte nje ndeshje me gola por supersfida e javës së 17-të të Premier League, Liverpool-Manchester United mbyllet me porta të paprekura. “Te kuqte” e Klopp bënë një hap fals në garën për titullin, teksa “Djajtë e Kuq” nuk ia dolën të rikthehen te fitorja.

Takimi i luajtur në “Anfield” foli i gjithi për “The Reds”, të cilët dominuan nga fillimi deri në fund ndeshjen, por që nuk ia dolën të gjenin rrugën drejt rrjetës.

Pavarësisht tentativave të shumta të vendasve për të shënuar, Andre Onana-n zhvilloi këtë të dielë një nga ndeshjet e tij më të mira me fanellën e Manchester United dhe u bë i pakalueshëm.

Fundi i ndeshjes u shoqëruar edhe me tensione e ndërhyrje të gabuara, me Dalot që u ndëshkua me karton të verdhë e më pas edhe me karton të kuq në minutën e 90+4’, duke lënë “Djajtë e Kuq” me një lojtar më pak.

Kështu Liverpool ngec në kampionat pas tre fitoreve radhazi, teksa United merr pikën e parë pas humbjes ndaj Bournemouth javën e kaluar.

0-0 dhe Liverpool qëndron në vend të dytë me 38 pikë, një më pak se Arsenal-i kryesues, teksa Manchester United renditet në vend të shtatë me 28 pikë.

Virgil van Dijk – sipas asaj qe kane raportuar mediat britanike, ka shkuar tek portieri i Man United Onana në tunel. “Për shkak të jush ne luajtëm vetëm gjysmë ore lojë sepse humbisnit kohe.” Onana u përgjigj me një buzëqeshje. Klopp u shpreh pas ndeshjes: “Nuk më kujtohet një paraqitje kaq dominuese kundër Man United”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat