Futbollisti shqiptar vendos rekord historik te Dinamo e Zagrebit

Futboll

Futbollisti shqiptar vendos rekord historik te Dinamo e Zagrebit

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 23:11
Arijan Ademi

Futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Maqedoninë e Veriut, Arijan Ademi me paraqitjen e sotme kundër Hajdukut të Splitit, në derbin më të madh kroat, ka arritur që të shkruaj histori. 

32-vjeçari ka zhvilluar ndeshjen e tij të 37-të kundër rivalit të përbetuar, duke thyer në këtë mënyrë rekordin e Drazhen Ladiç. 

Ademi në elitën e futbollit kroat numëron plotë 301 paraqitje, ku ka regjistruar edhe  25 gola dhe 21 asistime.

Ai këtë edicion ka zhvilluar 12 ndeshje, duke realizuar edhe 1 gola kundër HNK Gorica. 

Vlen të theksohet fakti se në gjysmën e parë të sezonit Ademi u transferua të klubi kinez i Bejing, por aventura e tij atje zgjati vetëm 19 ndeshja, duke u rikthyer sërish te Dinamo e Zagrebit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat