Realit i kthehen katër lojtarë nga lëndimi

Futboll

Realit i kthehen katër lojtarë nga lëndimi

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 08:33
Viniciusi dhe Camavinga

Trajneri i Real Madridit ka njoftuar se pas pushimeve të fundvitit do të kthehen Vinicius Juniori, Eduardo Camavinga dhe Arda Guler, ndërkaq Dani Carvajal pritet të luajë javën e ardhshem kundër Alavesit.

“Viniciusi, Camavinga dhe Arda Guleri që të gjithë do të kthehen pas pushimeve”, ka thënë Ancelotti për mediat.

“Ata më në fund janë pothuajse të gatshëm. Carvajali me shumë gjasë do të luajë kundër Alavesit”.

Mbretërit janë përballur me lëndime të shpeshta dhe të rënda sivjet, sidomos me ato të Eder Militatos dhe David Alabës që do t’i mbajnë këta dy lojtarë gjatë jashtë fushave të blerta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat