Datat dhe oraret, ja kur do luhen ndeshjet e 1/8-ave të Champions League

Futboll

Datat dhe oraret, ja kur do luhen ndeshjet e 1/8-ave të Champions League

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Këtë të hënë u hodh shorti i 1/8-ave të Champions League, me skuadrat që u njohën me kundërshtarët e raundit të radhës.

Së fundmi janë zbuluar edhe datat dhe oraret kur do të zhvillohen këto ndeshje.

Të martën e 13 shkurtit në orën 21:00 do të luhen: Copenhagen-Manchester City dhe

Leipzig- Real Madrid.

Të mërkurën, 14 shkurt në orën 21:00 do të zhvillohen këto ndeshjes: PSG- Real Sociedad dhe Lazio-Bayern Munich.

Të martën e 20 shkurtit në orën 21:00 do të luhen: Inter- Atletico Madrid dhe PSV- Borussia Dortmund.

Të mërkurën e 21 shkurtit në orën 21:00 do të luhen: Porto- Arsenal dhe Napoli- Barcelona.

Ndeshjet e kthimit do të luhen

Të martën e 5 marsit në orën 21:00 do të zhvillohen: Real Sociedad-PSG dhe Bayern Munich-Lazio.

Të mërkurën e 6 marsit në orën 21:00 do të zhvillohen Manchester City- Copenhagen dhe

Real Madrid – Leipzig.

Të martën e 12 marsit në orën 21:00 do të luhen: Arsenal- Porto dhe Barcelona-Napoli.

Të mërkurën e 13 marsit në orën 21:00 janë planifikuar: Atletico Madrid-Inter dhe Borussia Dortmund-PSV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat