Roshi rikthehet te goli në Turqi

Futboll

Roshi rikthehet te goli në Turqi

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 13:08
Roshi

Odise Roshi rikthehet të gjejë rrugën e rrjetës në Turqi teksa ka shënuar në ndeshjen e Ligës së Parë turke.

Aktualisht, po luhet ndeshja mes Tuzlaspor dhe Sakaryaspor me lojtarin shqiptar që shënoi për Sakaryaspor në minutën e 35.

Sulmuesi ia doli të shfrytëzonte më së miri një harkim nga e djathta dhe me një goditje të saktë me kokë mposhti portierin kundërshtar.

Ky ishte goli i dytë për 32-vjeçarin në këtë sezon të Ligës së Parë turke, teksa me fanellën e Sakaryaspor koleksinon 15 paraqitje. Për momentin skuadra e Roshit është në vendin e katërt në renditje dhe synon që sezonin e ardhshëm të bëhet pjesë e elitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat