Eriksson: Simeone ishte trajner i lindur

Futboll

Eriksson: Simeone ishte trajner i lindur

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 13:39
Eriksson

Simone Inzaghi kundër Diego Pablo Simeone. Përplasja e 1/8 finale e Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Atlético Madridit është gjithashtu sfida mes dy ish-shokëve të skuadrës, së bashku te Lazio nga viti 1999 deri më 2003. Janë vitet e titullit të dytë bardhekaltër, me Sven-Goran Eriksson në stol.

Një ekip që i ka dhënë futbollit disa trajnerë të ardhshëm të nivelit të lartë. Vetë suedezi flet për sfidën mes ish-lojtarëve të tij, i intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”:

“Nuk e parashikoj dot të ardhmen, por mendoj se do të jetë një ndeshje veçanërisht e ekuilibruar. Skuadrat janë të barabarta, të dyja ishin afër fitimit të Champions League”.

Çfarë tipash ishin dy trajnerët e sotëm në fjalë?

Diego ishte një trajner i gatshëm. Nuk është e vërtetë se ai ishte një lojtar mbrojtës, spikat në këmbëngulje dhe organizim. Simone ishte i vendosur dhe vendimtar, por edhe i ndjeshëm e kurioz.

Ai studionte shumë, dinte gjithçka për kundërshtarët. Ndoshta dukej i paracaktuar si trajner, ia doli shumë mirë.

Çfarë mendoni për Interin këtë sezon?

Ka një identitet të saktë, që ia ka dhënë trajneri. Shpresoj se mund ta fitojë këtë kampionat në vazhdim, sepse mesa e ndjek, e meriton.

Megjithatë, në Champions League, pres një duel të mirë dhe të luftuar. Vetëm njëri mes Diegos dhe Simeones do të kualifikohet në çerekfinale. Inzaghi do të shkojë përpara, por shpresoj që në karrierën si trajner, të dy të përjetojnë gëzimin e fitimit të kupës më të rëndësishme në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat