Tirana mesazh Orges Shehit pas çmimit nga FSHF-ja

Futboll

Tirana mesazh Orges Shehit pas çmimit nga FSHF-ja

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 21:24
Shehi

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin e Operas dhe Baletit u mbajt mbrëmja Gala e “Më të mirëve të vitit 2023”, një eveniment i organizuar nga FSHF-ja. Nga “Këpuca e Artë” e deri tek trajneri më i mirë ii vitit, një sërë çmimesh u ndanë për protagonistët e futbollit.

Për të dytin vit radhazi, Orges Sheshi fitoi çmimin e “trajnerit më të mirë të Vitit 2023”. Ish-trajneri i bardhebluve la pas Edlir Tetovën e Egnatias dhe Mirel Josën e Laçit.

Për këtë vlerësit të trajnerit durrsak, ka reaguar edhe Tirana nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Klubi bardheblu e përgëzon ish-trajnerin e tyre për çmimin e marrë, ndërsa e falenderon për kontributin e dhënë në krye të kryeqyteasve.

Kujtojmë se Orges Shehi dhe Tirana zgjidhën vetëm pak ditë më parë kontratën mes tyre në Dhomën Kombëtare të Zgjjidhjes së Konflikteve dhe tashmë timonieri durrsak është i lirë të gjejë një skuadër të re.

“Ndër çmimet e shumta që u dhuruan gjatë mbrëmjes gala, të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, vlen të veçohet edhe çmimi “Trajneri më i mirë i Vitit” i cili shkoi për Orges Shehi.

Shehi qëndroi plot 2 vite e 8 muaj në krye të stolit bardheblu, duke fituar për të dytin vit radhazi çmimin si trajneri më i mirë.

Klubi bardh’ e blu e përgëzon @orgesshehi1 për çmimin e marrë dhe e falënderon për kontributin e dhënë, duke i uruar suksese në vazhdimin e karrierës”, ka shkruar klubi bardheblu.

Kujtojmë se Orges Shehi dhe Tirana zgjidhën vetëm pak ditë më parë kontratën mes tyre në Dhomën Kombëtare të Zgjjidhjes së Konflikteve dhe tashmë timonieri durrsak është i lirë të gjejë një skuadër të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat