​Zyrtare: Nuno Espirito Santo rikthehet në Premier Ligë

Futboll

​Zyrtare: Nuno Espirito Santo rikthehet në Premier Ligë

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 11:11
Nuno Espirito Santo

Përmes një komunikate, Nottingham Forest e ka bërë zyrtare emërimin e Nuno Espirito Santos si trajnerin e ri të skuadrës.

Nuno Espirito Santo e zëvendëson Steve Cooper, i cili u shkarkua mbrëmë nnga Nottingham Forest.

Nuno i bashkohet Nottinghamit në një kontratë dy vjeçare e gjysmë, dhe ndeshja e parë e tij me skuadrën do të jetë të shtunën kundër skuadrës së Bournemouthit.

Në të kaluarën, Nuno ka drejtuar skuadrat e njohura si Rio Ave e Porto në Portugali, Valencian në Spanjë, Wolverhampton e Tottenham në Premier Ligë e së fundmi ishte trajner i Al Ittihad, me të cilin fitoi kampionatin në Arabinë Saudite, dhe kupën e ligës sezonin e kaluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat