Ronaldo sërish para Neymarit e Messit

Futboll

Ronaldo sërish para Neymarit e Messit

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 14:16
Ronaldo e Messi

Sipas hulumtimit të “Sportsbookrevieë”, portalet më të rëndësishme botërore kanë shkruar më së shumti për Kristiano Ronaldon në vitin 2023.

Rreth 440.817 artikuj u botuan për portugezin dhe ai ruajti titullin e atletit më të popullarizuar në botë. Vendi i dytë dhe i tretë mbahen nga të njëjtët atletë si vitin e kaluar, përkatësisht futbollistët Nejmar (226,036) dhe Lionel Mesi (208,945)

Maks Verstapen (150,787) arriti në vendin e katërt të lartë.

Piloti holandez i Formula 1 ishte i nënti më i popullarizuari në 2022.

Në vendin e pestë, ashtu si në vitin 2022, është tenisti Novak Gjokoviq, për të cilin këtë vit janë botuar 136,159 artikuj. Basketbollisti LeBron Xhejms (123,182), futbollistët Kilian Mbape (112,526) dhe Erling Haaland (106,064), boksieri Kanelo Alvarez (94,418) dhe ish-futbollisti amerikan Tom Brejdi (89,680) janë gjithashtu në dhjetëshen e parë.

Është interesant fakti se Kristiano Ronaldo edhe pse ka shkuar në një kampionat jo të njohur si Superliga e Arabisë, ai vazhdon të jetë lojtari që më së shumti publikohen artikuj të ndryshëm për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat