Rrezikon edhe Hysaj

Futboll

Rrezikon edhe Hysaj

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 13:32
Hysaj

Lazio synon që të ulë ndjeshëm moshën mesatare të skuadrës verën e ardhshme dhe drejtuesit e klubit bardhekaltër po shohin me kujdes pozicionin e disa lojtarëve që kanë aktualisht në organikë.

Sipas “Corriere dello Sport”, presidenti Claudio Lotito i ka idetë e qarta.

Skuadra do të vazhdojë të drejtohet nga Maurizio Sarri, që ka një kontratë me klubin deri në 30 qershor të vitit 2025, madje teknikut mund t’i rinovohet kontrata, ndonëse deri tani ekipi ka zhgënjyer në kampionat.

Synohet që të largohen nga skuadra kryeqytetase disa lojtarë që janë mbi 30 vjeç.

Në fund të sezonit pritet të largohet Pedro, të cilit i skadon kontrata. Po merren në konsideratë edhe pozitat e Adam Marusic (31 vjeç) dhe mbrojtësit të kombëtares shqiptare Elseid Hysaj (33 vjeç) të cilëvë iu skadon kontrata në vitin 2025.

Ndërsa Felipe Andersonit i është bërë e ditur oferta e re nga klubi dhe nëse nuk pranon mund të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit. Po vlerësohen me kujdes edhe ata që kanë kontrata më afatgjata (deri në vitin 2027) si Manuel Lazzari apo Danilo Cataldi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat