Guardiola në krye të kombëtares së Spanjës?

Futboll

Guardiola në krye të kombëtares së Spanjës?

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 14:13
Pep Guardiola

Pep Guardiola i ka thënë JO drejtimit të kombëtares së Spanjës, të paktën për momentin.

Trajneri katalanas ka konfirmuar edhe një herë sot se dëshiron të qëndrojë te Manchester City, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2025.

“Për momentin kam ende edhe një vit kontratë me Manchester City dhe jam shumë, shumë i lumtur këtu.

Madje dëshiroj të rinovoj kontratën nëse shefat e mi nuk do të më pushojnë nga puna”, tha Guardiola.

“Një kombëtare në të ardhmen? Nuk e di, për momentin kam ende mjaft për t’i dhënë këtij klubi. E kam thënë që hapi i radhës do të jetë një ekip kombëtar, por të shohim”, u shpreh Pep Guardiola.

Skuadra e Manchester City do të luajë në finalen e botërorit për klube ndaj Fluminense, ndërkohë që në gjysmëfinale mposhti 3-0 Uraëa Red.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat