Mourinho “hesht” për Superligën

Futboll

Mourinho “hesht” për Superligën

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 14:04
Mourinho

Klubet e mëdha po reagojnë me radhë në lidhje me “dritën jeshile” që Gjykata Evropiane e Drejtësisë dhe mesditën e së enjtes, që sapo lamë pas për krijimin e një kompeticioni të ri, të ashtuquajtur “Super League” Evropiane të Futbollit, duke hedhur kështu poshtë vendimet e UEFA-s e FIFA-s, që ndalin diçka të tillë.

Mbi këtë temë, një “koment” e bëri edhe tekniku i “Verdhekuqve” të Roma-s, Jose Mourinho, i cili gjatë konferencës për shtyp, në prag të sfidës, ndaj “Bluve” të Napoli, zgjodhi të reagonte ndryshe nga herët e tjera, duke thënë thjesht faktin, që mban të njëjtin qëndrim si klubi i tij.

“Super League? Unë jam trajneri i Roma-s dhe pozicioni i Roma-s është dhe i imi. Nuk do komentoj. Kam shumë eksperiencë në futboll dhe e kam përjetuar në disa situata të ndryshme, por nuk dua ta analizoj. Pozicioni i Roma-s është i qartë dhe unë jam trajneri i Roma-s.

Napoli? Ata janë kampionë të merituar. Vitin e shuar e fituan pastër. Humbën një lojtar, por morën shumë të tjerë, është i njëjti ekip. Humbën një trajner të mirë, por morën një tjetër me shumë eksperiencë. Rezultate ndryshojnë.

Vitin e kaluar mendoj se ata nuk kishin asnjë humbje në këtë pikë të kampionatit. Por është i njëjti ekip, të njëjtët lojtar, i njëjti stol i fuqishëm me shumë zgjedhje”,- u shpreh tekniku portugez..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat