Ten Hag optimist: Duroni, me këta tre lojtarë bëhemi të frikshëm

Futboll

Ten Hag optimist: Duroni, me këta tre lojtarë bëhemi të frikshëm

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 11:21
Ten Hag

Manchester United kërkon fitoren ndaj West Ham në Londër. Për t’u afruar me zonën Champions dhe për t’u bërë tifozëve një dhuratë të bukur për Krishtlindje.

Gjithsesi, misioni i “Djajve të Kuq” është i vështirë përballë skuadrës së David Moyes, që lufton fort dhe merr pikë kundër emrave të mëdhenj.

Trajneri holandez foli në lidhje me merkaton e janarit, duke deklaruar se është i kënaqur me kontingjentin që ka në dispozicion. Dhe pret rikthimi e të dëmtuarve.

“Jam i lumtur me këtë skuadër që kam, thjesht kemi patur shumë futbollistë të dëmtuar.

Kur të rikthehen Casemiro, Martinez dhe Mount ne do të jemi shumë më të fortë“, thekson Ten Hag. I cili karikon sulmuesin Hojlund.

“Ai ka një mentalitet të fortë dhe aftësi të shkëlqyera finalizuese. Nëse arrin të shënosh në Champions, atëherë mund të bësh gola edhe në Premier League”.

20-vjeçari nuk ka festuar ende në kampionat në 13 takimet e zhvilluara, ndryshe nga Championsi. Turne ku ka dërguar 5 herë topin në rrjetat kundërshtare.

West Ham-Manchester United do të transmetohet live në SuperSport 3 duke nisur prej orës 13:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat