Allegri synon rekordin

Futboll

Allegri synon rekordin

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Frozinone nuk ka fituar kurrë në gjashtë ndeshje kundër Juventusit në të gjitha turnetë, ku konkretisht ka arritur një barazim dhe pesë humbje, me rezultatin e përgjithshëm 1-11.

Ekipi i drejtuar nga Euzebio di Françesko ka mbetur i pamposhtur në shtatë ndeshjet e fundit në shtëpi në kampionat (5F, 2B). Në këtë periudhë, vetëm Juventusi dhe Bolonja nuk kanë pësuar humbje në shtëpi, ndërsa vetëm Juventusi (20), Bologna (19) dhe Milan (18) grumbulluan më shumë pikë se Frozinone (17) përpara tifozëve.

“Kanarinat” i kanë humbur të tetë ndeshjet e Serisë A të luajtura kundër skuadrave që zinin dy pozitat e para në renditje në fillim të javës, pa gjetur kurrë një mënyrë për të shënuar. madje duke pësuar gjithmonë të paktën dy gola, konkretisht 23 në total, për një mesatare golash të pësuar prej 2.9 për ndeshje.

Juventusi barazoi ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Xhenoas dhe mund të ketë dy ndeshje radhazi për herë të parë në kompeticion, që nga shtatori 2022 (asokohe kundër Fiorentinës dhe Salernitanës).

Pavarësisht se ka pësuar një gol në secilën nga dy ndeshjet e fundit jashtë fushe, Juventusi ka shënuar pesë ndeshje me rrjetë të paprekur në tetë transfertat këtij sezoni. Duke marrë parasysh dy sezonet e fundit, skuadra e Alegrit është ajo që ka ruajtur portën e paprekur më shumë herë në transfertë në Serie A, konkretisht 15 herë, me Lacion që e ndjek me 14 herë.

Në rast fitoreje 1-0, Masimiliano Alegri do të bëhej trajneri me më shumë suksese me këtë rezultat në epokën e tri pikëve për fitore (që nga viti 1994/95) në Serinë A. Aktualisht ka 75 ndeshje, si edhe Karlo Ançeloti.

“Zonja e vjetër” ka gjetur golin e parë me 10 lojtarë të ndryshëm në 16 ndeshjet e para të këtij kampionati, të paktën tre më shumë se çdo kundërshtar tjetër në turneun aktual (7 Inter).

Matia Soule ka marrë pjesë (totali i goditjeve + shanset e krijuara) në 72 goditje këtë sezon, më pak se Mateo Politano (73) dhe Khviça Kvaratskhelia (77), të paktën 50 më shumë se çdo lojtar tjetër i Frozinones (Luka Maxiteli, 22 vjeç).

Arkadiush Milik u përfshi në të paktën një gol në të dyja ndeshjet e luajtura kundër Frozinones në Serinë A (një dygolësh në dhjetor 2018 dhe një asist në prill 2019, të dyja me Napolin). Skuadra e Di Françeskos mund të bëhet e treta kundër së cilës polaku ka shënuar gol në të tri ndeshjet e para në Serie A, pas Parmës dhe Veronës.

Nga lojtarët që kanë shënuar të paktën pesë gola në këtë kampionat, vetëm Xhanluka Skamaka ka luajtur më pak minuta (508) sesa Dushan Vlahoviçi (866). Serbi nuk shënon në transfertë në Serie A që nga dita e parë e turneut aktual, hera e fundit ka qenë në fushën e Udinezes, ku shënoi gola dhe asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat